Frank Chodorov

Frank Chodorov

Frank Chodorov ishte një politolog dhe eseist amerikan, anëtar i Old Right (E Djathta e Vjetër), një grup ideologësh libertarë që ishin minarkistë, kundër çdo politike të jashtme ndërhyrëse në punët e shteteve të tjera, anti-imperialistë, dhe mëpastaj kundërshtarë të New Deal-it.[1]

Në nëntor të vitit 1944. Chodorov-i themeloi një të përmuajshme të quajtur “Analysis”, përshkruar si një “botim individualist – i vetmi i këtij lloji në Amerikë”. Në vitin 1951 u bashkua me të përjavshmen “Human Events”.

Në vitin 1953 Chodorov-i themeloi "Intercollegiate Society of Individualists" (ISI), me Wiilliam F. Buckley Jr. në rolin e presidentit.[1] Në vitet që pasuan ISI u bë tejet e rëndësishme, si një qëndër për grumbullimin e botimeve konservatore dhe të intelektualëve konservatorë të Amerikës.

  1. ^ a b Ralph Raico: Neither the Wars Nor the Leaders Were Great Arkivuar 14 korrik 2011 tek Wayback Machine Mises.org

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search